Kampionët në fuqi të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, me fitoren e tretë radhazi të finaleve të play off-it në Konferencën e Perëndimit rrugëton fuqishëm për të mbrojtur titullin nga sezoni i kaluar. Warriors në ndeshjen e tretë në transfertë mundi Portlandin me rezultatin e sigurtë 110-99 dhe tani është vetëm një fitore largë finales me fituesin nga Konferenca e Lindjes.
Edhe në këtë ndeshje fjalën kryesore në fushë e kishte Curry i cili realizoi 36 pikë. Paraqitje të mirë kishte edhe Green, i cili realizoi një “triple double”, me 20 pikë, 13 rebound e 12 asist. Të Portland më efikas ishte McCollum me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Portland, që ka shansin e fundit për të rihapur garën për titull në Perëndim. /Agjencitë/