close

NBA: WARRIORS BARAZON SERINË E NDESHJEVE FINALE

Toronto – Golden State 104-109


 

Golden State shënoi fitore në ndeshjen e dytë finaletë play offit në NBA ndaj Toronto me rezultatin 109-104. Më efikas tek skuadra kanadeze ishte Leonard i cili e bëri detyrën, duke realizuar 34 pikë e 14 rebound, por këtë herë nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Nga ana tjetër, në ekipin kampion më efikas ishin Thompson i cili realizoi 25 pikë dhe Curry me 23 pikë të cilët e bënë diferencën në mungesën e yllit Kevin Durant. Tani dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në fushën me Warriors që mund të jenë edhe vendimtare për epilogun përfundimtar sa i përket titullit të kampionit për këtë sezon. /Agjencitë/