close

NBA: WARRIORS DOMINON PERËNDIMIN

Skuadra kampione e Golden State ka fituar ndaj Lakersit 115-101, në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në Konferencën e Perëndimit. Warriors dominoi në pjesën e parë, ndërsa në periudhën e tretë ishin miqtë ata që udhëhiqnin në fushë. Por gjithçka u vendos në minutat e fundit, ku u dalluan Thompson me 28 pikë e Durant me 27, ndërsa Cousins e mbylli me 18 pikë e 10 rebound.

Fitore shumë të rëndësishme në transfertë ka shënuar Denver, që mundi në sekondat e fundit Minesotan 107-106, duke vazhduar të mbaj pozitën e dytë në Perëndim. Towns realizoi 31 pikë e 12 rebound për vendasit, ndërsa te skuadra fitues Jokiq e mbylli me një “triple double”, me 13 pikë, 16 rebound e 10 asiste. Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që triumfonë transfertë ndaj Washingtonit me rezultat 131-115.

Antetokounmpo, realizoi 37 pikë e 10 rebound. Fitore ka shënuar edhe Indiana ndaj Miamit me rezultat 95-88, falë 31 pikëve të Bogdanoviq. San Antonio shënoi fitore ndaj Nju Orleansit 113-108, Hjustoni në transfertë mundi Utah Jazz 125-98, ndërsa Clippers mundi Detroitin 111-101. /Agjencitë/