Bostoni “leksion” kryesuesve të Torontos
Kampionati amarikan i basketbollit NBA, vazhdon me konsulidimin e skuadrës kampione Golden State në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, Wariors sot shënoi fitore ndaj Nju Orleans, 147-140 me përmbysje që ndodhi në periudhën e fundit. Më efikas ishin Curry me 41 pikë e Durant me 30 pikë e 15 rebound.
Koha shtesë ishte fatale për Houston, që u mund në cilësin e vendasit nga Brooklyn 145-142. Harden, me 58 pikë e 10 rebound ishte figura qëndrore në këtë përballje. Clippers, u mundë në fushën e tyre nga Utah Jazz me rezultatin 129-109. Boston para fanasave të vetë shënoi fitore të rëndësishme kundër Toronto 117-108. Kanadezët dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, por përmbysja erdhi në 5 minutat e fundit.
San Antonio mposhti Dallasin 105-101. Pas ndeshjeve të sotme Golden State Warriors kryeson Konferencën e Perëndimit me 31 fitore e 14 humbje. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme:
Detroit – Orlando, 120-115
Boston – Toronto, 117-108
Houston – Brooklyn, 142-145
Memphis – Milwaukee, 101-111
Dallas – San Antonio, 101-105
Portland – Cleveland, 129-112
Golden State – New Orleans, 147-140
Clippers – Utah Jazz, 109-129