close

NBA: WARRIORS FUQISHËM DREJTË FINALES

Milwaukee barazon serinë e ndeshjeve me Boston-in


Kampioni aktual në ligën e basketbollit amerikan NBA, Golden State Warriors ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play off-it në Konferencën e Perëndimit, kundër ekipit të Hjuston Rockets. Warriors në takimin e dytë ka shënuar fitore me rezultatin 115-109, për ta çuar në 2-0 serinë e fitoreve.

Më efikas në këtë përballje ishin Kevin Durat dhe James Harden të cilët shënuan 29 pikë për dy skuadrat respektive.

Në Konferencën e Lindjes, Milwaukee me fitoren ndaj Boston-it me rezultatin 123-102, ka barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve. Antetokounmpo bëri diferencën në parket, duke realizuar 29 pikë e 10 rebaund, mbështetur edhe nga Middleton me 28 pikë. Ndeshjet e radhës për këto dy skuadra zhvillohen të dielën më 5 maj. /Agjencitë/