close

NBA: WARRIORS HUMBIN NGA CLIPPERS

Philadelphia “Leksion” Brooklyn


Në kampionatin amerikan të baketbollit NBA, kjanë zhvilluar ndeshjet e dyta në serinë e çerekfinaleve   në të dyja  Konferencat Perëndim dhe  Lindje.

Clippers ka bërë befasi pasi në transfertë ka shënuar fitore kundër ekipit kampion Goleden State me rezultatin 135-131.  Warriors, në këtë  ndeshje   kishin  epërsi  deri në 30, por në fund erdhi përmbysja e ekipit nga Los Anxhelosi. Te vendasit më efikas ishin Curry me 29 pikë e Durant 21, ndrsa Lou Williams me 36 pikë e 11 asist ishte më miri për Clippers, mbështetur edhe nga Harrell me 25 pikë e Gallinari me 24.

Barazohet 1-1 edhe seria e çerekfinaleve mes Philadelphia e Brooklyn. Skuadra e 76ers fitoi 145-123 ndaj Nets, në një ndeshje spektakolare. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Philadelphia u shkëput në pjesën e dytë. Embiid ishte  më efikasi 23 pikë e 10 rebound. Ai u mbështet edhe nga Simmons, që realizoi një “triple double” i cili realizoi 18 pikë, 10 rebound e 12 asiste. /Agjencitë/