Durant ishte hero i fitores kundër Philadelphias
Golden State vazhdon të kryeson renditjen tabelare në Konferencën e Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, pas fitores shumë të vështirë në transfertë kundër Philadelphias me 120-117. Ben Simmons realizoi një “triple double” për Philadelphia, me 25 pikë 15 rebound e 11 asiste. Për Warriors u dalluan Durant me 34 pikë, Curry me 28 e Cousins me 25 pikë.
Lakers edhe më tej vazhdon me loja zhgënjyese, kësaj radhe humbi ndaj Phoenix në transfertë me rezultatin 118-109.
Fitore të sigurt sot ka shënuar San Antoni në përballjen me Oklahomën 116-102. Aldridge, 27 pikë e 10 rebound ishte më i mirë në këtë takim të dy skuadrave gjigante.
Lideri në Konferencën e Lindjes Milwaukee, u mund nga Utah Jazz me rezulatin 115-111. Jazz triumfuan Lojtari më i lirë te skuadra fituese ishte Mitchell me 46 pikë. Nju Orlenas në transfertë mundi Denverin 120-112. Më efikas te skuadra fituese ishin Holiday me 29 pikë e Randle me 28 pikë e 10 rebound. /Agjencitë/
NBA – Rezultatet e sotme:
Cleveland – Detroit, 93-129
Indiana – Orlando, 112-117
Miami – Brooklyn, 117-88
Dallas – Memphis, 81-111
Philadelphia – Golden State, 117-120
San Antonio – Oklahoma, 116-102
Denver – New Orleans, 112-120
Phoenix – Lakers, 118-109
Utah Jazz – Milwaukee, 115-111