Kevin Durant ishte më efikasi
Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA ka nisur seria e ndeshjeve gjysmëfinale në të dyja Konferencat. Në Konferencën e Lindjes, Boston shënoi fitore befasuese në transfertë ndaj Milluoki me rezultatin 112-90. Për skuadrën fituese me lojë të mirë dhe efikase u veçua Irving me 26 pikë dhe 11 asiste, ndërsa Antetokounmpo realizoi 22 pikë për Millokin, por që nuk pati mbështetje nga skuadra e tij.
Në Konferfencën e Perëndimit kampioni aktual, Golden Stejt fituan ndaj Hjustonit 104-100. Kjo ndeshje është konsideruar si finalja e parakohshme. Kevin Durant ishte më efikasi në fushë duke realizuar 35 pikë për Uarriorsat, ndërkohë që të pestë titullarët e Golden Stejtit realizuan mbi 13 pikë. Për Hjustonin u dallua Hardeni, që realizoi 35 pikë. /Agjencitë/