close

NBA: WARRIORS RRUGËTON FUQISHËM

Ka filluar faza kyçe për play off


Pas pauzës së shkurtër për All Star Game, janë rikthyer ndeshjet e kampionatit amerikan të basketbollit NBA. Me gjashtë ndeshjet e zhvilluara sot, tanimë ka filluar faza kyçe e sezonit të rregullt, e cila përcakton përfundimisht ekipet që do të jenë pjesë e “play off”. Kampionët në fuqi, Golden State Warriors, shënunan fitore të ngushtë në përballjen me skuadrën e Sakramentos me rezultatin 125-123. Stephen Curry ishte me efikas me 36 pikë, duke qenë i saktë në 10 nga 16 tentativat për tri pikë.

Los Angeles Lakers triumfoi ndaj Hjustonit me rezultatin 111-106. LeBron James, realizoi 29 pikë dhe 11 “rebound”. Ndeshje tepër e interesante ishte ajo mes Milwaukee Bucks dhe Bostonit që përfundoi me rezultatin e ngushtë 98-97 për vendasit. Ky ballafaqim u vendos në “in extremis”, nga gjuajtja e saktë tri-pikëshe e Khris Middleton. Fitore në transfertë ka shënuar Portlandi ndaj Brooklyn 99-113, Cleveland e ka fituar Phoenix 111-98 ndërsa Filadelfia mundi Miamin 106-102. Tabelën në Konferencën e Perëndimi e kryeson Golden State me 42 fitore e 16 humbje nga gjithsej 58 ndeshjet e zhvilluara. /Agjencitë/