Houston Rocets – Golden State 104-106
Në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, u luajtën gjashtë ndeshje. Derbi mes dy skuadrave pretendente play off Hjustoni dhe Golden State ka përfunduar me fitoren e ngusht të Warriorsave 104-106. Lojtari më i mirë i ndeshjes te skuadra fituese ishte Klay Thompson, që realizoi 30 pikë, ndërsa te skuadra vendase James Harden, regjistroi “double-double”, falë 29 pikëve dhe 10 asistimeve.
Fitore ka shënuar edhe Oklahooma në përballjen me Brooklyn me rezultatin 108-96, Washingtoni mundi Orlandon 100-90, Atlanta me rezultat bindës mundi Memfisin 132-111, ndërsa Miami ka shënuar fitore të thellë ndaj Detroitit 108-74. Pas ndeshjeve të sotme, Golden State mbetet lider i Konferencës Perëndimore, me 46 fitore e 21 humbje. /Agjencitë/