close
Sport

NBA: WESTBROOK ME REKORDE TË REJA

NBAAAAAA

Nju-Orleans mundi Oklahoman


Tri ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e Nju Orleansit mposhti 131-122 Oklahoman, ndeshje e dominuar gjatë gjithë kohës nga vendasit, që kishin një epërsi të lehtë. Më efikas ishte Randle me 33 pikë e 11 rebound. Për Oklahomën më efikas ishte Russell Westbrook, që realizoi sërish një “triple double”, i 11-ti radhazi për të në NBA, duke përmirësuar rekordin e tij, me 44 pikë, 14 rebound e 11 asiste. Në dy takimet e tjera të luajtura sot, skuadra e Orlandit mposhti Charlotten 127-89. Fitore ka shënuar edhe Nju Jorku ndaj Atlantas 106-91.

NBA – Rezultatet e sotme:

Orlando         –   Charlotte, 127-89

Atlanta           –   New York, 91-106

New Orleans  –   Oklahoma, 131-122

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia