close

NBA: WESTBROOK SHKATËRRON SPURSIN

 Zhgënjejnë Clippersi dhe Bostoni


Ndeshjet e radhës të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, që u zhvilluan në mëngjesin e sotëm, sollën emocionet e radhës. Ndeshje më dramatike ishte ajo mes Oklahomas dhe San Antonio që përfundoi me fitoren e vendasve 122-112. Vendimtar për fitoren e Oklahomës ishte kolektivi, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Westbrook, autor i 24 pikëve e 10 rebound. Ndërsa 24 pikët e Belinello për Spurs mbetën për statistikë.

Disfata pësuan dy ekipet pretendete për titullin e kampionit si Clippers e Boston. Orlando në një ndeshje dramatike shënoi fitore të ngushtë kundër Bostonit 105-103. Gordon me 28 pikë e Ross me 25 bënë diferencën për Orlando në këtë sfidë. Skuadra e Clippers u mund pësoi në fushën e vetë nga Detroiti me rezultatin 109-104. Griffin, me 44 pikë ishte më efikasi në këtë takim.

Fiton edhe skuadra e Miamit ndaj Memphis me rezultatin 112-108. Winslow me 26 pikë ishte shënuesi më efikas për skuadrën nga Florida. Utah Jazz, falë 34 pikëve të Mitchell mundi Chikagon 110-102, ndërsa Sacramento mundi Charlotte 104-97. Bogdanoviq ishte më efikasi me 22 pikë. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme

 

Clippers      –   Detroit, 104-109

Miami         –   Memphis, 112-108

Orlando      –   Boston, 105-103

Minnesota  –   New Orleans, 110-106

Oklahoma   –   San Antonio, 122-112

Phoenix       –   Denver, 102-93

Sacramento –   Charlotte, 104-97

Utah Jazz     –   Chicago, 110-102