Ndalohen 2 persona në Gjevegjeli për kalim të paligjshëm të emigrantëve

Mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të një kishe në fshatin Prdejci të Gjevgjelisë, policia e Stacionit Policor Bogorodicë ka privuar nga liria shtetasi D.B (34) nga Shtipi, ndërsa rreth orës 23:50 në Gjevgjeli nga policët e Stacionit Policor Gjevgjeli është privuar nga liria, Z.V.(44) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “kalim të paligjshëm me migrantë”.

“Përkatësisht, në ora 21:15 në afërsi të një objekti ushqimor në rrugën rajonale Prdejci-Smokvicë, në kamion “Iveco” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.B., ndërsa në Gjevgjeli, Z.V., i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot 306”, me targa të Shtipit, për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën penale”, njofton sot MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Emigrantët janë vendosur në Qendrën Pritëse dhe Transitore Vinojug Gjevgjeli për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa ndaj dy personave do të ngrihet kallëzim penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share