close
Bota

NDËRRON JETË YLLI I “PUTHJES SË FAMSHME”

B645551F-E414-40A9-B9BF-A53924ABC517

Marinari i famshëm i cili ishte pjesë “e puthjes më të famshme në botë”, ka ndërruar jetë. George Mendosa vdiq në moshën 95-vjeçare, dy ditë para ditëlindjes së 96-të. Vajza e tij, Sharon Molleur bëri me dije për mediat e huaja se George pësoi ditën e dielë një krizë epilektike.

Mendosa është marinari i famshëm i cili u puth me infermieren Greta Zimmer Friedman më 14 gusht të 1945-ës, për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore. Kjo puthje, e cila u fiksua në kohë nga fotografi Alfred Eisenstaedt, u shkëmbye disa vite përpara se ata të konfirmonin se ishin çift. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia