Ndikimi i dritës te të sëmurët me migrenë

Studiuesit bëjnë zbulimin e rëndësishëm që  i hap rrugë terapive për patologji të  reja

Janë neuronet arsyeja e sensibilitetit të lartë ndaj dritës në rastet e migrenës. Gjatë dhimbjes së kokës neuronet janë më shumë seç ç’duhet të sinkronizuar dhe si pasojë sjellin një përgjigje të pjesës së trurit që është përgjegjëse për elaborimin e stimujve vizive.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Deri më sot lidhja mes migrenës dhe ippersensibilitetit ndaj dritës konsideroheshin kontradiktore, pasi dhimbja e kokës çon në një ulje të aktivitetit të neuroneve.

Kërkuesit kësaj here kanë arritur të zgjidhin këtë paradox, dhe shpjegojnë se gjatë migrenës, neuronet ne fakt janë më pak aktivë,  por në të njëjtën kohë sinkronizohen në mënyrë shumë më të shpejtë, çka çon në përgjigje kolektive.

Ky studim i realizuar nga Instituti shkencor Sant Anna në Itali, është mjaft i rëndësishëm pasi i hap rrugën terapive të përcaktuara edhe për patologji të tjera, ndër to edhe epilepsia.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share