Shkupi i mbuluar me re dhe tym
Shifrat dhjetëfish, madje edhe njëzetfish e ndotjes së ajrit në disa qytete të Maqedonisë i shqetësuan qytetarët të cilët kërkojnë nga institucionet që të jenë përgjegjës ndotësit më të mëdhenj në Shkup, Prilep, Manastir dhe qytete të tjera.
Institucionet shtetërore përgjigjen kryekëput vetëm me porosi që të qëndrohet në hapësirë të mbyllur dhe të zvogëlohet shfrytëzimi i automjeteve.
Autobusi urban nga Shkupi e deri në Vodnon e Mesme sot ishte përplot i mbushur me njerëz të të gjitha moshave. Disa në malet më të afërta të kryeqendrës vijnë rregullisht për rekreim, por të tjerët ikin nga ajri i ndotur.
Shkupi, qytet së paku i 600 mijë banorëve, shikuar nga lartë fare nuk duket. Mbështjellur me re dhe tym, sot nuk shiheshin as pallatet më të larta. Ata që merren me rekreim dhe rregullisht ngjiten maleve thonë se ajri i ndotur ua vështirëson frymëmarrjen gjatë rrugëtimit. Ata kërkojnë aksion dhe vetëdije më të lartë nga të gjithë.
‘Të gjitha institucionet, qyteti i Shkupit doemos, por edhe qytetarët nuk mund të djegin ç’të duan. Nuk guxojmë të vozisin automjetet në relacione të shkurtra 300 – 500 metra. Nuk mund të presim që dikush tjetër i pari ta shuajë koftorin, por duhet të nisemi nga vetja jonë. Të gjihë janë përgjegjës, ka shumë njerëz që ndezin zjarre në qendër të qytetit.’ deklaron Jovan Despotovski.
Eli Peshevska e Eko Organizatës Joqeveritare ‘Iniciativa 02’ është e shqetësuar nga fakti se opinioni publik nuk i di shkaktarët konkret të pranisë së madhe të grimcave PM10 natën e shkuar në Shkup, por veçanërisht në Prilep.
“Ne si qytetarë patjetër duhet të dijmë jo vetëm të konstatojmë ndotjen se jemi të parët në botë dhe kjo gjë na dekurajon. Thjeshtë, na bën të shqetësuar jashtë mase sepse jeta dhe shëndeti i të gjithve është në rrezik, jeta jonë dhe e fëmijëve tanë. Por ne, nuk i dijmë shkaktarët që patjetër duhet ti dijmë. Ky është obligim i institucioneve të na informojnë çështë ajo që këtë ajër e bën më të ndotur.” –shprehet Eli Peshevska – ‘Iniciativa 02’.
Jo më larg se sot, nga institucionet erdhën konstatimet për shkallën e ndotjes dhe porositë e përditshme, të sëmurët kronikë dhe shtatzënat të lirohen nga puna, të ndryshojnë orët e punës të cilat punojnë jashtë, të anulohen aktivitetet sportive dhe shërbimet emergjente, të punojnë me kapacitet të shtuar.
Disa qytete në Maqedoni, me muaj janë në krye të listës së ndotjes së ajrit në Evropë, ndërsa, tani për tani plani i gazifikimit në disa qytete është në fillim. Plani qeveritar i publikuar para disa ditësh parasheh një buxhet të vogël për subvencionimin e ngrohjes, pra vetëm në rreth 1000 familje do të ndihmonin lëndët fosile që të zëvendësohen me energji më të pastër,thonë nga ‘Iniciativa 02’.
Nga qyteti i Shkupit informojnë se nesër fillon gjysmë vjetori i dytë dhe nxënësit e 23 shkollave të mësme në çdop klasë do të kenë pastrues të ajrit. /Biljana Georgievska/