Nevoja për jurisprudencë efikase, në lidhje me nivelin e ndotjes së ambientit njerëzor për shembull, tani për tani ka ngecur në labirintet e drejtësisë. Në kushte të shkeljes masive të të drejtave të garantuara me ligj për mjedis të shëndetshëm jetësor, deri te Avokati i Popullit kanë arritur vetëm rreth 20 ankesa. Për momentin, përfaqësues të sektorit civil, institucione qeveritare dhe ekspertë të tjerë bëjnë tentime për të siguruar ndihmë ligjore pa pagesë për qytetarët të cilët kanë vendosur të ankohen kundër shtetit për dëmtimin e shëndetit.
Njerëzit të cilët ankohen me probleme të frymarjes ose sëmundje të tjera ende më të rënda, për të cilat mjekët dyshojnë se janë si pasojë e mjedisit të ndotur jetësor, ajri, uji ose edhe toka, në të ardhmen do të mund të llogarisin, të paktën, në ndihmën ligjore pa pagesë, nëse vendosin ta padisin shtetin për thyerjen e njërës ndër të drejtave themelore njerëzore, jetë në mjedis të shëndetshëm.
Ndihma ligjore pa pagesë është e garantuar me ligj, por në praktikë, rrallë kush i drejtohet institucioneve përkatëse sepse pritjet për epilog të drejtë, shpesh janë shumë të ulta ose edhe demotivuese.
“Të gjithë jemi të prekur në njëfarë mënyre nga problemi i ndotjes së ajrit, por qytetarët nuk kanë qasje efikase ligjore, e cila do t’i sjellë deri te përmirësimi i gjendjes” thotë Gordana Nestorovska, aktiviste qytetare dhe pjesë e ekipit i cili punon me këtë problematikë.
Ajo e thekson shembullin me padinë e paralajmëruar kundrejt shtetit – se me ndotjen e ajrit thyhen të drejtat themelore të fëmijëve për të jetuar në mes të shëndetshëm, të cilën para disa muajve e paralajmëroi ambasada e fëmijëve Megjashi, por që ende nuk ka epilog ligjor.
“Bashkë me Megjashi dhe me dy organizata të tjera, përgatisim padi për ndotjen e ajrit, por besoni që është shumë e vështirë të gjendet ekpert. Ekspertët zakonisht punojnë në institucione shtetërore dhe rrallë kush zotohet të angazhohet në sektorin joqeveritar për të përgatitur ndonjë ekspertizë kundër shtetit.” shprehet Gordana Nestorovska, aktiviste qytetare.
Fakti që deri te zyrat e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2017-të janë parashtruar vetëm 22 ankesa nga ana e qytetarëve për thyerjen e të drejtave, lidhur me mjedisin e shëndetshëm jetësor, aktivistët e sektorit joqeveritar e shohin si ekzistim i një frike reale dhe mosbesim nga ana e qytetarëve, të cilët shpesh janë kaluar nga një institucion në tjetrin.
“Shpresoj se do arrijmë ta ngrejmë vetëdijen për përgjgegjësinë qytetare, t’ia rikujtojmë shtetit lëshimet ku ai, ose nuk ka mekanizma, ose ka haruar se ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.”vlerëson Gordana Nestorovska, aktiviste qytetare.
Nestorovska thekson se probleme të ngjajshme ka edhe në shtetet fqinjë, por se, diku qytetarët e gëzojnë lirinë më të madhe për t’i kërkuar të drejtat e tyre, nëse është nevoja edhe me anë të padive ndaj shtetit. Në botën bashkëkohore demokratike, dëmshpërblimi për një sëmundje, e cila verifikohet se është shkaktuar si pasojë e mjedisit të ndotur jetësor, shënon shuma tejet të larta. Por në Maqedoni tani për tani vetëm konstatohet se ajri, sidomos gjatë dimrit, është disa herë më i lartë se shkalla e lejuar, ose edhe uji në disa rajone përmban substanca toksike, por prapë se prapë, paditë mbeten dukuri shumë e rrallë. /Verica Dimitrijevska/