close
Top LajmeVendi

NDRYSHIMET KUSHTETUESE:  ZAEV DAKORDOHET ME ALEANCËN

Screenshot_2

Pritet përgjigjja edhe e lëvizjes Besa


Opozita shqiptare është afër marrëveshjes me pushtetin për ndryshimet Kushtetuese. Vetëm një orë iu desh kryeministrit që të merret vesh me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët për preambulën.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, si dhe qytetarët  të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë…” – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Pjesa “si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e” – eliminohet. Kjo sipas Selës, i bie që nuk do të ketë më dy kategori të qytetarëve në këtë shtet. Kryeministri Zaev, e falënderoi Aleancën për konstruktivitetin.

“Jam i lumtur që patëm bisedimet konstruktive.  Aleanca për Shqiptarët me përcaktimin e tyre për NATO dhe BE si dhe me mirëkuptimin për sensivitein e çështjes për maqedonasit bisedimet po vazhdojnë më këtë drejtim. Më e rëndësishme në këtë proces është që Republika e Maqedonisë të ketë sukses.” – shprehet Zoran Zaev, Kryeministër.

Por përfaqësues të qeverisë do të duhet të dakordohen edhe me Lëvizjen Besa, për t’i siguruar votat e opozitës shqiptare.

“Nuk konsiderojmë që me kërkesat tona ne marrim përgjegjësi për dështimin eventual të marrëveshje. Duhet të marrin përgjegjësi ata që i ndryshojnë rregullat e lojë. Imponojnë rregulla të reja që nuk ishin pjesë të ndryshimeve kushtetuese dhe nuk ishin pjesë e debatit që zhvillua në Kuvend. Atë që e thotë zëvendës-kryeministri, Bujar Osmani, ai është mirë që të shkojë t’i pyes shqiptarët se a janë ata të gatshëm të pranojnë që të emërohen si maqedonas në nënshtetësinë. Le të del ai le t’i pyes shqiptarët e tij në Çair, në lagjen ku jeton ai.” –vlerëson Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, është takuar gjatë ditës së sotme edhe me përfaqësues të Lëvizjes Besa, të cilët kërkesë kryesore e kanë emërimin në nënshtetësinë. Nga Lëvizja Besa thonë që do ta informojnë opinionin nëse ka diçka konkrete, por nuk besojnë se kjo do të ndodhë sonte. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia