Zaev: Pres qasje serioze edhe nga opozita shqiptare
Kryeministri Zoran Zaev pret seriozitet nga partitë e opozitës shqiptare gjatë votimit përfundimtar për ndryshimet kushtetuese. Ai paralajmëroi se do të takohet nesër me Kasamin, për t’i dëgjuar kërkesat e tij. Zaev tha që edhe gjatë pushimeve, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues politik, me qëllim që të sigurohen 2/3. Ai paralajmëroi se do të merr përgjegjësi nëse procesi dështon, por beson se shumica do të votojë për ndryshime kushtetuese.
“Edhe gjatë festave unë kam qenë në bashkëpunim me të gjithë aktorët politik… Nesër do të takohem me zotin Bilall Kasami, me të cilin do të bisedojmë për të gjitha gjërat për të cilat ai mendon. Mua më vjen mirë që këto dy parti politike opozitare nuk kanë asnjë dyshim rreth përkrahjes drejt proceseve integruese. Nga ata pres seriozitet, ashtu siç jam unë, por edhe përgjegjësi, me siguri sepse ky është përcaktim programor i tyre, i shteti por edhe i 80% të qytetarëve.” – vlerëson Kryeministri Zoran Zaev. /Furkan Saliu/