close

NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS: RUZHIN-FUNDI I FRIKËS NËSE DO TË MBIJETOJMË

Anëtarësimi në NATO, përfitime të mëdha për vendin


Ish-Ambasadori i Maqedonisë në NATO dhe profesori universitar Nano Ruzhin thotë se Maqedonia duhet të festojë. Në të ardhmen, historia e Maqedonisë do të ndahet, para dhe pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Ruzhin thotë se Maqedonia përfundimisht zgjodhi të ashtuquajturën “çështjen maqedonase”.

Sipas profesorit universitar Nano Ruzhin anëtarësimi në NATO për Maqedoninë do të thotë fundi i frikës së mbijetesës dhe ndarjes, pa marrë parasysh nëse vendi do të quhej Republika e Maqedonisë me shtesën “E Veriut” apo IRJM”.

“NATO, para së gjithash është një klub i shteteve të fuqishme, që me xhelozi shihet nga shumë vende jashtë Evropës. Dhe, tani një Maqedoni e vogël është anëtare e NATO-s. Kjo do të thotë garanca për integritetin territorial dhe sovranitetin, fundi i të gjitha frikave, nëse do të jemi, por do të jemi shumë.”-deklaroi Nano Ruzhin- Profesor universitar

Profesori Ruzhin shton se politikanët që kontribuan në këtë zgjidhje, si asnjëherë më parë, kanë vënë si prioritet interesin shtetëror, para atij partiak e personal.

“Kjo që ndodhi mes Athinës dhe Shkupit është maja e një modeli diplomatik të zgjidhjes së krizave. Për këtë shkak, nuk është e rastit që disa liderë botëror theksuan se Maqedonia duhet të shërbejë si shembull për zgjidhjen e situatave të këtilla të konflikteve në rajon por edhe në botë”- shprehet Nano Ruzhin- Profesor universitar

Profesori Nano Ruzhin vlerëson se Marrëveshja e Prespës është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Maqedonisë, duke shtuar se përfundimisht e dimë se kush jemi, dhe se ka garanca për identitetin.

“Fakt se identiteti është ruajtur. Vula më e fuqishme e identitetit është gjuha dhe pikërisht për këtë që mbajtëm shprehjen “maqedonase”, asgjë nuk humbim. vlerëson Nano Ruzhin- Profesor universitar.

Profesori univeristar dhe ish-Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, shton se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të kontribuojë në zhvillimin e multikulturalizmit, kurse në grupin e vendeve të vogla si Estonia dhe Luksemburgu, në mënyrë plotësuese do të kontribuojë për qasje drejt mundësive të barabarta ekonomike dhe afirmitetit kulturor. /Verica Dimitrijevska/