close
Top LajmeVendi

NDRYSHIMI I MOTIT NUK DO TA DËMTOJË BUJQËSINË

Screenshot_5

Vendi ynë ditëve të fundit ka qenë nën ndikimin e depërtimit të një mase të ftohtë ajrore. Ky ndryshim i menjëhershëm klimatik ka prekur shumë sfera të jetës së njerëzve. Ajo e cila më së shumti ka ngjallur shqetësim te qytetarët ishte fakti se sa këto temperatura mund të jenë të dëmshme në të mbjellat, pemët e perimet.

Ndryshimi drastik i temperaturave padyshim që do të ndikojë në kulturat bujqësore. Pasi është herët për mbjelljen e kulturave pranverore, siç thotë agronomi Alirami Saliji, këto ndryshime klimatike do ndikojnë te kulturat shumëvjeçare. Por meqë pemët ndodhen në të ashtuquajturën fazë e qetësisë këto temperatura nuk do shkaktojnë dëme të mëdha.

Rikujtojmë se për zhvillim normal të një kulture bujqësore janë të rëndësishëm tre faktorë kryesor, faktori gjenetik apo zgjedhja e varijatetit të mirë, faktori agroteknik dhe ai klimiatik, që në një farë forme secila e ka përqindjen e vet të ndikimit në prodhimtarinë optimale apo maksimale të një kulture bujqësore.  Edhe pse të gjithë faktorët e kanë rëndësinë e vet për zhvillimin e rendimentit, megjithatë rëndësi më të madhe kanë lagështia dhe temperatura. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia