close

NË ALBORG MBAHET EVROPIANI I KARATESË

Maqedonia përfaqësohet me 29 garues


Vetëm tri ditë para fillimit të edicionit të 46 i Kampionatit Europian të Karatesë për kadet dhe junior si dhe edicioni i 11-të për U-21, sot përfaqësuesja e Maqedonisë u prit nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport. Pas takimit në një konferencë shtypi të përbashkët drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se Konkurrenca në kampionatet europiane çdo vit është më konkuruese, për çka dëshmon se në këtë edicion do të marrin pjesë 1092 garues nga 51 shtete evropiane.

“Agjencia për Rini dhe Sport mbetet në shtigjet e veta, në drejtim të përkrahjes së sportistëve të Federatave kombëtare sportive, sidomos kur bëhet fjalë për federatat të cilat një periudhë të gjatë veçohen me organizim më të mirë,  ndërsa gjithsesi se këtu hynë Federata e Karatesë së Maqedonisë” tha Darko Kaevski drejtor i ARSM-së.

Të gjithë seleksionuesit e kategorive përkatëse dhe vetë karateistët  u shprehën optimist se nga Danimarka do të kthehen me ndonjë nga medaljet, ndërsa më optmistë u shpreh Doan Osmani anëtar i reprezentacionit U-21 i cili do të merr pjesë në kategorinë -75 kg.

“Ndihem shumë i përgatitur dhe besoj se do të kthehemi me medalje. Atje kemi pasur përgatitje si me klubin ku unë ushtrojë në KK Fati, ashtu edhe me reprezentacionin e Maqedonisë. Shpresat janë shumë të mëdha, vullneti  dhe motivi është tejet i lartë. Me pak fat besoj që do të kthehemi me medalje dhe himini i Republikës së Maqedonisë do të këndohet, ku do të kthehemi shumë krenar nga atje.” tha Doan Osmani – Karateist.

Reprezentacioni i Maqedonisë  në Alborg të Danimarkës do të udhëtoj në orët e hershme të së enjtes, ndërsa garat do të mbahen më 8, 9 dhe 10 shkurt. /Shaban Sinani/