close
Top LajmeVendi

NË COVID-QENDRAT E VENDIT MJEKOHEN 1.585 PACIENTË

444694E8-F83F-472C-AD5E-A6AFD6E3596C

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.585, kurse ka rreth 400 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 48 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 661 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 999 pacientë. Në Manastir – 129, Shtip – 81, Tetovë – 36, Veles – 92, Kumanovë – 101, Ohër – 90, Prilep – 99, Gostivar – 45, Strugë – 24, Strumicë – 101, Koçanë – 29, Kërçovë – 30, Kavadar – 56, Gjevgjeli – 18 pacientë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia