close
Top LajmeVendi

NË COVID-QENDRAT E VENDIT MJEKOHEN 1.687 PACIENTË

6B6831A5-FE38-4AEF-B8D2-C2E893635050

MSH-ja ka njoftuar se numri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 që mjekohen në Repartet Infektive në Shkup dhe në Spitalet e vendit është 1.687, kurse ka rreth 340 shtretër të lirë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sic transmeton KlanM, në covid-qendrat e Shkupit janë hospitalizuar 68 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Janë gjithsejt 688 pacientë të dyshuar dhe pozitiv që mjekohen në Shkup, një numër I madh I tyre janë me oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në covid-qendrat e Spitaleve tjera të vendit mjekohen 999 pacientë. Në Manastir – 138, Shtip – 91, Tetovë – 41, Veles – 94, Kumanovë – 92, Ohër – 105, Prilep – 123, Gostivar – 46, Strugë – 25, Strumicë – 98, Koçanë – 28, Kërçovë – 31, Kavadar – 61, Gjevgjeli – 26 pacientë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia