close
Vendi

NË FOKUS: AVOKATI I POPULLIT-QEVERIA TEKNIKE KUNDËR QYTETARËVE

no thumb

 

Pas publikimit të raportit vjetor lidhur me shkeljet e të drejtave dhe lirive të njriut në vend, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, në emisionin e mbrëmshëm “Në Fokus”, ka folur edhe rreth zhvillimeve të tjera në kompetencat e këtij institucioni.

Lidhur me pyetjen e parashtruar se a ka pasur qytetarë që kanë parashtruar ankesa lidhur me ndjekjen e komunikimeve të paligjshme ai shprehet se në mënyrë transparente ka udhëhequr dy raste dhe se gati një vit nuk mund t`a përfundojë këtë lëndë.Siç thotë nuk e ka ndërmend të ndalet.

Shqetësuese për Avokatin e Popullit, paraqitet edhe përplasja ndërpartiake në Ministri të ndryshme, ku qytetari humb besimin në institucionet.

Ndjekja joligjore e komunikimeve, brutaliteti policor, kriza e refugjatëve, kushtet e këqija nëpër burgje, presione ndaj nxënësve të shkollave të mesme si dhe pagesa jashtëligjore e taksës radiodifuzive dhe heqja retroaktive e të drejtës për mbrojtje sociale ishin vetëm një pjesë e dukurive masovike të shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut, të prezantuar në raportin e fundit të Avokatit të Popullit./TvArt/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia