close
Top LajmeVendi

PRITET HAPJA E PARKINGUT TEK TREGU I GJELBËRT

Screenshot_2

Parkingu me kate: Nevojitet analizë e detajuar


Pas aksionit të pastrimit të hapësirës publike nga Inspektoriati komunal i tregut tek tregu i gjelbert, komuna e Tetovës do të lëshoj në përdorim parkingun e paraparë me kapacitet prej rreth 55 automjete:

Nga komuna e Tetovës thuhet që shitësve ambulant ju është gjetur vend i përshtatshëm brenda tregut të gjelbert si dhe shrytëzim i së njëtës pa pagesë.

Kamera jonë vizitoi këto shitës ku vetëm një pjesë e tyre ishin të vendosur brenda tregut të gjelbert dhe ca të tjerë të shperndarë në vende tjera në qytet. Edhe pse nuk deshën të prononcohen para kamerës ata u shprehen që paguajnë regullisht qiranë dhe se janë të kënaqur me sistematizimin e ri.

Të pyetur nëse ky parking do të zgjerohet me kate ashtu siç është planifikuar nga komuna u shprehën që së pari do të lëshohet perdorimi i parkingut ashtu siç është dhe se per metutje është e nevojshme analizë më e detajuar e vlerës së parkingut me kate.

Përndryshe komuna e Tetovës me vite premton ndërtimin e një parkingu me kate që do ta reduktonte trafikun e dendur në qytet. Numri i automjeteve që frekuentojnë rrugët e Tetovës kalon shifrën prej 40 mijë automjete, të cilat krijojnë një kaos të vërtetë dhe pamundësojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. /Artina Zeqiri/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia