Dy aktivistë të opozitës ruse dhe një gazetar nga e përditshmja e pavarur ‘Nova gazeta’ janë arrestuar për shkak të protestave të paradoditshme në Moskë.
Veprimtarja Lubov Sobol e cila punon për grupimin ‘Fondacioni kundër korrupsionit’ të opozitarit rus Aleksej Navalni, ishte në krye të valës së fundit të protestave, përfshirë këtu dhe marrshin e qetë të para tri ditëve në kryeqytetin rus, ku morën pjesë disa mijëra veta.
Aktivistja ruse pas lirimit nga arresti, por para paraqitjes në gjykatë, shkroi në
Twitter se ishte burgosur mbrëmë teksa ishte duke dalur nga një dyqan dhe së ishte akuzuar për pjesëmarrje në tubim të jashtëligjshëm. Lubov Sobol ka akuzuar kryebashkiakun e Moskës, Sergej Sobjanin se po mundohet ta frikësojë duke e arrestuar natën, porse ajo nuk ka frikë dhe do të vazhdojë të punojë kundër zyrtarëve të korruptuar. /Agjencitë/