close

NË PRITJE TË MERKATOS SË VERËS

Reali, PSG e Bayerni me oferta maramendëse


Afati kalimtar i verës, i cili hapet në fund të këtij sezoni, pritet të jetë shumë i rëndësishëm për disa klube dhe Bayern Munichu është klubi i parë që e ka paralajmëruar botën e futbollit.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, bëri të ditur se ata janë të gatshëm të bëjnë investime të mëdha gjatë verës, në tentim për ta përforcuar dhe rindërtuar skuadrën e klubit.

Dhjetorin e kaluar, klubi gjerman bëri të ditur se veteranët Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largoheshin në fund të sezonin, pasi e përfaqësuan gjigantin e Bundesligës për një dekadë. Si rezultat, skuadra bavareze është detyruar ta rindërtojë skuadrën. Transferimi i Benjamin Pavardit për 35 milionë euro tashmë është arritur dhe klubi ka shprehur interesim edhe për Lucas Hernandezin e Atletico Madridit. Ata besohet se i kanë rreth 200 milionë euro për afatin tjetër kalimtar.

Për Real Madrid ky sezon ka qenë i tmerrshëm. Pasi i kanë ndërruar tre trajnerë dhe i kanë humbur shpresat për tre titujt qysh para marsit, Florentino Perezi e di se rindërtimi i skuadrës duhet të fillojë tani pasi është shumë rëndë për të zëvendësuar Ronaldon. Transferimi i Eder Militaos nga Porto për 50 milionë euro ka qenë shenja e parë dhe lojtarë si Paul Pogba, Christian Eriksen, Eden Hazard, Mauro Icardi, Harry Kane, Kylian Mbappe dhe Neymar kanë qenë të përfolur për transferimin e mundshëm në Santiago Bernabeu.

Paris Saint-Germain pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales edhe këtë sezon, e ka kuptuar se duhet të bëhen disa ndryshime domethënëse në skuadrën e klubit.

Francezët e kanë Neymarin dhe Kylian Mbappen si liderë të sulmit kështu që opsioni më i mirë për ta është kërkimi i lojtarëve të rinj të talentuar. /Agjencitë/