Vizita e afërt e Papa Françeskut në Maqedoni, për komunitetin katolik, por edhe për tërë vendin është e rëndësisë historike, deklaroi Anton Sereçi, ish gazetar dhe zëvendës kryetar I Komisionit për Marrëdhenie me bashkësitë fetare.
Marrëdhëniet e Kishës Ortodokse të Maqedonisë me Vatikanin, mund të jenë edhe më të mira, thotë ai, por sipas të gjitha gjasave këtu bën pengesë çështja e pazgjidhur e pranimit të Kishës Ortodokse Maqedonase nga ana e Kishës Ortodokse Serbe.
Vizita e Papa Françeskut në Maqedoni më 7 maj vlerësohet si mbështetje për Maqedoninë dhe drejtimet për zhvillimin e saj në plan kombëtar dhe ndërkombëtar, nga një prej liderëve fetar më me influencë në botë.
Vizita ka të bëjë me marrëdheniet e ngushta tradicionale që Vatikani ka me Maqedoninë, në moment kur shënohen 25 vite nga vendosja e marrëdhenieve diplomatike bilaterale. Papa I shenjtë në Shkup do të mbajë meshë në sheshin e qytetit, ku pritet të jenë të pranishëm mijëra besimtarë , do të takohet me kreun shtetëror , por edhe me liderët e bashkësive fetare në vend. /Klan Maqedoni/