close
Top LajmeVendi

NË QENDRAT COVID KUROHEN 797 PACIENTË, KA 530 SHTRETËR TË LIRË

4A7FC9A2-6C4D-40FA-8A1A-50326B73E8AD

NË PRITJE TË VAKSINËS, LISTAT PËR VAKSINIM BËHEN GATI


Gjithësej 797 pacientë të dyshuar dhe pozitiv me kovid 19 po kurohen nëpër të gjitha qendrat Kovid në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekzistojnë rreth 530 shtretër të lirë në nivel shtetëror. Kështu thonë të dhënat e fundit për gjendjen e qendrave kovid, për të cilën njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Në kryeqytet në 24 orët e fundit janë pranuar 15 pacientë të rinj, me çka shkon në 263 numri I përgjithshëm I pacientëve që kurohen në repartet infektive në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë

“Në Manastir janë hospitalusuar 27 pacientë, në spitalin në Shtip 39. Në repartin infektiv në Tetovë ka 23 pacientë, në Veles 23, në Kumanovë 49, në qendrën kovid në Ohër 60 pacientë, në Prilet 18, në qendrën kovid në Gostivarë 19, në Strugë 23, në Strumicë 21, në Koçan 3, Kërçovë 8, Kavadar 13, Gjevgjeli 8, ndërsa në Dibër 13 pacientë.”

Numri I përgjithshëm I të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, po I afrohet shifrës 100.000.  Së fundmi në vendin tonë u detektua edhe prezenca e mutacionit britanik të koronavirusit, dhe deri më tani ky lloj I virusit ka prekur 3 pacientë, ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore, ky lloj I virusit përhapet më shpejtë dhe është më vdekjeprurës.

Ndërkohë që vendi vazhdon të presë furnizimin me vaksinat, tashmë është precizuar lista se cila kategori e qytetarëve do ta pranojnë të parët këtë vaksinë. Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se tashmë janë përgatitur listat me emra dhe mbiemra të 14.000 qytetarëve të punësuar shëndetësorë dhe të sëmurë kronik, që do të thirren përmes mjekëve amë dhe sistemit “Termini im”, për t’u vaksinuar.

Nga ministria tashmë kanë njoftuar se do të blejnë vaksinën Kineze, me çka procesi i vaksinimit pritet të fillojë në muajin shkurt. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia