close
Top LajmeVendi

NË VENDKALIMET KUFITARE PËRDORET EMRI I RI

sev

Udhëtarëve u vendoset vula e re


Vula me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka filluar të vendoset në pasaportat gjatë hyrjes dhe daljeve nëpër vendkalimet kufitare, sipas Marrëveshjes së Prespës. Kjo masë shtesë e cila ka qenë pjesë e planit për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, ka filluar që të përdoret nga mbrëmë.

Procesi për dhënien e pasaportave të reja me emrin e ri të shtetit do të duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019, deri atëherë MPB gjatë hyrjeve dhe daljeve nëpër vendkalimet kufitare do të përdorin vulën e re, ku do të sqarohet se dokumentet janë prone e “Republikës së Maqedonisë së Veriut”. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia