close

NEGOCIATAT PËR BREXIT NË PIKË TË VDEKUR

Negociatat me Bashkimin Europian mbi garancitë ligjore të kërkuara nga qeveria britanike për çështjen e kufirit irlandez, në kuadër të marrëveshjes mbi Brexit, janë në një pikë të vdekur, njoftoi një zëdhënës i qeverisë britanike.

Deklaratën zëdhënësi e bëri duke iu referuar një telefonate të zhvilluar mes kryeministres britanike, Theresa May dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. /Agjencitë/