Nënshkruhet marrëveshja Roaming gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Marrëveshja Roaming për tarifa më të ulëta të shërbimit celular është nënshkruar gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Aktualisht, kemi një marrëveshje ekzistuese në Ballkan për tarifat Roaming. Sipas kësaj marrëveshje, kur qytetarët shqiptarë shkojnë në vendet e rajonit, e përdorin më mirë shërbimin e telefonisë, ndaj është vendosur që të ketë një marrëveshje më të gjerë tani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas marrëveshjes të nëshkruar sot, do të kemi tarifa më të ulëta kur shkojmë në vendet e Bashkimit Europian. Kjo është marrëveshja e parë që është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një marrëveshje e nënshkruar në parim dhe për t’u vënë në zbatim, duhet të miratohet nga çdo shtet./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share