close
EkonomiVendi

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE PËR PARTNERIT NË MES USAID-it DHE RMV-së

6.5.2021-3

BËRNS: KORRUPSIONI MBETET SFIDA MË E MADHE


Maqedonia e Veriut dhe SHBA-të gjatë ditës së sotme nënshkruajtën marrëveshje për partneritet në mes të dyja vende. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i bashkëpunimin ekonomik, përkrahja e  reformave euroatlantike dhe zvoglimin e korrupsionit.

8.3 milion dollarë, është vlera me të cilën USAID  do të ndihmojë  Maqedoninë e Veriut në rritjen e konkurrencës ekonomike, uljen e korrupsionit dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vend. Sipas Ministrit të Financave Fatmir Besimi, nënshkrimi i marrëveshjes së sotme është një konfirmim i partneritetit afatgjatë me Shtetet e Bashkuara.

Fatmir Besimi – Ministër i Financave

Vitin e kaluar, kur u bëmë një anëtar i plotë i NATO-s, ne bëmë përparim historik në aghendën tonë Euro-Atlantike, e cila është vendosur që kur vendi u bë i pavarur. Tani kemi një periudhë që është thelbësore për të ardhmen e vendit. Kryesisht, jemi duke i tejkaluar sfidat e Covid 19 për ekonominë, por edhe vazhdimin e agjendës së reformave për të krijuar një sistem më të mirë për një shtet të prosperuar, të fortë dhe të mirëqeverisur që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe që  ka një të ardhme evropiane.

Sipas amabasadores amerikane në vend Kejt Meri Bërns sfida me e madhe për Maqedoninë e Veriut është Korrupsiani.

Kejt Meri Bërns – Ambasadore e SHBA-së në vend

Sfida juaj më e madhe është korrupsioni, një nga nevojat tuaja më të mëdha është rritja ekonomike dhe stabiliteti, dhe shpresa juaj më e madhe është rinia. Korrupsioni jo vetëm që minon qeverisjen, por gjithashtu saboton konkurrencën ekonomike dhe mundësitë e të rinjve në të ardhmen. 

Edhe sipas përfaqësuesit të USAID-it në vend korrupsioni është një fushë që duhet t’i kushtohet vëmendja më e madhepasi sipas tij,  ky nuk është problem vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për shumë vende të botës. Por Erik Janovski sheh progres në Maqedoninë Veriore në këtë fushë.

Erik Janovski – Përfaqësues i USAID-it në Shkup

Kjo mund të arrihet duke forcuar institucionet dhe duke punuar me organizatat e shoqërisë civile, që do të thotë të rriten pritjet e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për përgjegjësi dhe transparencë. Ky është një problem thelbësor, jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe në vendet e tjera të botës. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në këtë fushë. 

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe përfaqësuesi i Zyrës së USAID në Shkup Erik Janovski. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia