Nënshtetësia për Onishçenkon, Dimovski nesër raporton në Qeveri

KOVAÇEVSKI: DO TË EMËROHET DREJTOR I RI NË ASK

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas referimit para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim, drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski pritet që të martën të jap raport edhe në seancë të mbyllur të Qeverisë, në lidhje me dhënien e pasaportës maqedonase për ukrainasin kontrovers, Oleksander Onishçenko i cili ndodhet në listën e zezë të ShBA-së. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski përsëriti sot se, duhet të ketë përgjegjësi për këtë rast.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ajo që unë kërkova është raport i detajuar në bazë të hetimit të zbatuar apo analizë në përputhje me procedurat e ASK-së dhe drejtori të vijë të jap raport në seancë të mbyllur të Qeverisë. Dhe kjo do të ndodhë me shumë gjasë ditën e nesërme. Megjithatë edhe ju vet e dine se nga seanca e mbyllur e Qeverisë nuk mund të jepen raporte dhe informata duke pasur parasysh dënimin për dhënien e informatave të tilla nga seanca e mbyllur në Qeveri” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski tha se së shpejti do të emërohet drejtor i ri në krye të ASK-së, për të cilën çështje tashmë filluar procesi i selektimit të kandidatëve.

“Do të kemi drejtor të ri të ASK-së dhe ajo do të ndodh në 24 ditët e ardhshme. Duhet të jetë profesionist me përvojë shumë vjeçare, i cili duhet gjithashtu t’i kalojë edhe filtrat e institucioneve të partnerëve strategjik” – tha Kovaçevski.

Ndërkohë, ende nuk ka përgjigje nga organet kompetente në lidhje me incidentit që ndodhi të premten gjatë referimit të Dimovskit para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim, ku një pjesë e seancës u lëshua në transmetim të drejtpërdrejt tonik në Youtube kanalin e Kuvendit. Nga Kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi theksuan se hetimi është në rrjedh dhe do të njoftojnë opinionin sa po të marrin informata zyrtare nga Ministria e Brendshme. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share