Nesër prezantohet iPhone 14

Apple nesër do të mbajë eventin vjetor të saj. Prezantimi i iPhone 14 padyshim që është momenti më i pritur për të gjithë. Në këtë mbrëmje do të prezantohen edhe modelet e reja të Apple Watch dhe AirPod.

Apple pritet të lansojë katër modele të reja të iPhone që ka gjasa të quhen iPhone 14.

Pajisjet e reja do të kenë kamera të përmirësuara dhe versionet më të shtrenjta të iPhone 14 Pro mund të kenë një prerje më të vogël në formë pilule në pjesën e sipërme të ekranit të pajisjes kundrejt “notch”-it që kanë iPhone-ët aktualë dhe thuhet se do të përfshijnë ekrane gjithmonë të ndezura.

AirPodët e rinj do të jenë përditësim i atyre që dolën në shitje në tetor të vitit 2019, shkruan Indeksonline.

AirPods Pro i ri nuk do të ketë një dizajn dramatikisht të ndryshëm nga ata të mëparshmet.

Ato do të kenë procesorin H1, për cilësi të përmirësuar audio dhe jetëgjatësi të baterisë.

Kufjet pritet gjithashtu të vijnë me një kuti karikimi të ridizajnuar që përmban aftësi më të fuqishme./Indeksonline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share