Netflix publikon trailerin e serialit “Harry & Meghan”

Familja mbretërore e përgatitur për akuza të reja nga çifti i njohur

Netflix  ka publikuar trailerin e dokumentarit për Princin Harry dhe Megahn Markle të titulluar Harry & Meghan .

Fotot e tjera bardh e zi ofrojnë  pamje të jetës private  të çiftit  si momentet kur Meghan  ishte në pritjen e ëmbël , Harry duke luajtur kitarë dhe çifti duke kërcyer në dasmën e tyre.

Traileri 1 minutësh  dhe 12 sekonda i hapet me një producent që pyet ‘pse dëshiron ta bësh këtë dokumentar?’ përpara se të shfaqen disa dhjetëra foto të Harry-t dhe Meghan-it, së bashku me një imazh të Princit dhe Princeshës së Uellsit.

Harry dëgjohet duke thënë: “Askush nuk e sheh atë që ndodh pas dyerve të mbyllura”, përpara se shikuesit të shohin një foto të një Meghan të shqetësuar duke folur në telefon.

Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan marrëveshjen e tyre me Netflix vetëm gjashtë muaj pasi u vendosën në Kaliforni në Mars 2020.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share