“Jepma dorën, na ndihmoni që të jemi bashkë me ju” ishte motoja e cila shënoi 8 Prillin Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Nezir Huseini nga Shoqata për Zhvillim Demokratik të Romëve “Sonce” për programin e mëngjesit potencoi se komuniteti Rom është harruar dhe është lënë pas dore. Ata bëjnë thirrje për kyçje nëpër institucione.
Tranzicioni, paragjykimet si dhe mos avancimi kanë luajtur rol që romët të mos kyçen nëpër institucione, por falë shoqatave jo qeveritare romët kanë mundur të avancohen dhe të socializohen, thotë aktivisti qytetar Nezir Hyseini.
Gjuha është një ndër problemet më të mëdhaja të këtij komuniteti. Në Maqedoni romët flasin tre gjuhë, shqip, turqisht dhe maqedonisht. Neziri thotë se për shkaqe dhe paragjykime nga më të ndryshmet romët detyrohen ta fshehin gjuhën e tyre.
8 prilli është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës ku bëhet thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu rë rris ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komuniteti Romë në të gjithë botën. Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Romëve është shënuar me aktivitete të ndryshme në gjithë qytetet e Maqedonisë. /Lindita Aliu/