close

NEZIRI: NUK DO TË NDODHË “MREKULLI” ME FORMATIN E RI

Duke komentuar përbërjen e re të propozuar nga Kryeministri Zoran Zaevanalisti Xhelal Neziri shprehet pestimist se do të ketë ndonjë ndryshim nga përbërja e kaluar.

Analisti politik Xhelal Neziri thotë se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh me këtë riformatim, në kuptimin e menaxhimit të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkaku i luftës së brendshme që ndodh mes partnerëve të koalicionit. Ai shton se me këto rrethana, është vështirë që kjo qeveri të japë rezultate konkrete, në kuptimin e mbushjes së objektivave dhe premtimeve të dhëna në zgjedhjet parlamentare të 2016-tës.

Përveç pjesës së politikës së jashme që nënkupton formalizimin e anëtarësimit në NATO, fillimin e negociatave me BE-në, implementimin e reformave në sistemin gjyqësor dhe në administratë, Neziri thotë se sfidat reale për qeverinë e Zaevit do të jenë të gjitha sferat e prekshme për qytetarët, si rroga, infrastruktura, standardi më i lartë.

Në dy vitet e fundit, thotë Neziri, në Maqedoni ka pasur mungesë në investime kapitale, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, kaos në menaxhimin institucional, mosfunksionim i rendit dhe shtetit të së drejtës, ashtu siç ishte premtuar, të gjitha këto tema të prekshme për qytetarët, shton Neziti, krijojnë mllef tek ata dhe ai mllef kthehet si përgjigje në zgjedhje, që ishte edhe rasti i zgjedhjeve të fundit, sidomos për partinë e kryeministrit Zaev. /Teuta Zekiri/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!