close
Top LajmeVendi

NGA 228 REVIZIONISTË VETËM NJË SHQIPTAR

Screenshot_2

Iseni: S’ka interesim nga shqiptarët


Nga 228 revizionistët në vend, për herë të parë në Maqedoni detyrën e këtij profesioni e ushtron edhe një shqiptar. Këtë e njoftoi  Drejtor i Këshillit për Mbikëqyrje dhe Avancim të Revizionit në Maqedoni, Premitm Iseni në emision e mëngjesit në Klan Maqedoni, duke folur edhe për sfidat e këtij dikasteri që ai drejton.

Premtim Iseni Drejtor i Këshillit për Mbikëqyrje dhe Avancim të Revizionit në Maqedoni potencoi për televizionin tonë që interesimi i qytetarëve për ta punuar këtë punë nuk është i kënaqshëm, ai shton se arsyet e mosinteresimit shfaqen me anë të dy elementeve.

Sipas tij, në këtë institucion për herë të parë këtë vit sesioni shfaqi shqiptarin e parë si revisionist.

Ndryshe Këshilli për Mbikëqyrje dhe Avancim të Revizionit në Maqedoni ekziston që nga viti 2012 i cili erdhi me vendim të qeverisë. Deri më tani në Maqedoni këtë profesion e ushtrojnë mbi 228 revizionistë ku mes tyre vetëm një shqiptar u shpreh mes tjerash Premtim Iseni Drejtor i Këshillit. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia