Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se janë arrestuar dy persona nga Kosova, kapen në flagrancë në Koçan, malli i vjedhur iu kthehet pronarëve.
Më 21.07.2022 në Koçan, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Koçanit i kanë arrestuar B.A .(54) dhe S.S. (63), të dy nga Republika e Kosovës. Ata janë gjetur dhe kapur në Tregun e Qytetit të Koçanit teksa kryenin “vjedhje të rënda” në mënyrë të pacipë, përkatësisht duke marrë para dhe sende të tjera nga çantat e disa personave.
Objektet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarëve, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Xhaferi: Është herët të komentojë ndryshimet kushtetuese dhe referendumin
“Disa deputetë nënshkruhen por nuk marrin pjesë në seanca” Referendumi i paralajmëruar nga VMRO – DPMNE, me iniciativë…
28.07.22 14:09
Ali Ahmeti uron Erdoganin: Jam i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin për progres të ndërsjellë
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një statusi në facebook ka uruar fitoren presidentit të Turqisë, Rexhep Taip…
29.05.23 15:06
Janë mbledhur 30.378.353 denarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri
Deri më 16 shkurt 2023 përmes linjave telefonike dhe nga Fondi i Solidaritetit të Kryqit të Kuq janë…
17.02.23 12:49