close

NGA MESNATA LIROHEN ÇMIMET E DERIVATEVE

Komisioni Rregullator për Energjetike, bëri të ditur se nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të lirohen, benzina do të lirohet për një denarë, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për gjysmë denari. EUROSUPER BS-95 do të shitet për 69.5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 një litër do të kushtoj 71.50 denarë. Nga sonte në mesnatë dizeli do të shitet për 61.5 denarë për litër, ndërsa vaji Ekstra i lehtë për amvisëri, çmimi për litër do të jetë 51 denarë. /Klan Macedoni/