“Ngrin” Ballkani/ Probleme nga dëbora dhe ngricat në disa shtete

Fronti siberian me reshje bore dhe të ftohtë të acartë ka goditur gjithë Ballkanin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Moti i keq, stuhitë e borës dhe erës kanë shkaktuar probleme nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stuhia e bora që përfshiu disa zona të Kroacisë shkaktoi dëme në shtyllat elektrike duke ndërprerë furnizimin me energji.

Në Bosnje Hercegovinë, bora dhe akulli shkaktuan probleme në disa rrugë në rajone të ndryshme të vendit.

Stuhia polare “Barbara” ka përfshirë Atikën si dhe ishujt veriorë të Egjeut. Në shumë zona dëbora ka arritur në mbi 25 cm. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, pritet përkeqësim i motit dhe temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje të dendura të borës në lindje të Greqisë.

Rënia e temperaturës prej 8 deri në 10 gradë Celsius do të ndihet nga veriu në jug, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore ngricat dhe akulli do të jenë të pranishëm gjatë gjithë javës dhe autoritetet kanë bërë thirrje shoferëve të kenë kujdes.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share