Nikollovski: Ndeshjet fitohen me punë, jo nga emrat e yjeve që janë në ekip

Gazetari i njohur sportiv, Zoran Nikollovski në MundoKlan ka folur për yjet e mëdha të kombëtareve që nuk po arrijnë të dalin në pah dhe të ndihmojnë kombëtaret e tyre për rezultate më të mira në këtë Botëror. Siçpas tij, ndeshjet në Botëror nuk fitohen vetëm me merat e yjeve që janë në ekip, por me punë e me frymë ekipore. Brazili, sipas Nikollovskit, ka mësuar nga humbjet e Gjermanisë dhe Argjentinës dhe nuk lejoi të surprizohet nga Serbia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Serbia ka problem. ka shumë futbollistë të mirë, shumë yje, por a munden ata futbollistë së bashku ta luajnë atë lloj futbolli që sjell rezultate? Pikërisht këtu do të jetë problemi i Serbisë edhe në ndeshjet e ardhshme me Zvicrën, e cila luan me shumë disiplinë dhe me një vendosje tjetër me lojtarë që janë yje, por jo shumë në numër si tek Serbia”, deklaroi Nikollovski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share