close
Top LajmeVendi

NIMIC NË SHKUP: TAKIME ME KRERËT E INSTITUCIONEVE TË VENDIT

1-480×319

Takime me presidentin Ivanov dhe Kryeministrin Zaev


Tejkalimi i dallimit rreth emrit duhet të jenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe obligimet e ndërmarra ndërkombëtare, ka theksuar presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin e sotëm në Shkup me ambasadorin, Methju Nimic, i dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit. Duke e përshëndetur intensifikimin e dialogut, Ivanov ka potencuar se zgjidhja për dallimin rreth emrit mund të kërkohet vetëm në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Republika e Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej në mënyrë konstruktive të marrë pjesë në proces, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes në kontestin e imponuar nga Greqia, e cila nuk do ta prek identitetin e popullit maqedonas dhe nuk do ta prek dinjitetin e qytetarit maqedonasthuhet mes tjerash në një komunikatë nga kabineti i presidentit Ivanov.

Procesi i gjetjes së zgjidhjes së emrit vazhdon edhe mëtej nën patronazhin e OKB-së dhe ndërmjetësit Nimic, kurse në bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje, vendet e liderëve të ekipeve negociatore i marrin Ministrat e jashtëm të dy vendeve – është thënë në takimin mes Kryeministrit Zaev dhe ndërmjetësit Nimic.

“Në këtë fazë të negociatave është krijuar një moment pozitiv, dhe dy vendet tregojnë se janë të përkushtuar në ndërtimin e mëtejshëm të besimit. Gjithashtu është thënë se tash është koha për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të cilën zhvillohen diskutime tashmë 25 vite dhe se është e domosdoshme qasja pragmative dhe zgjidhje që të vendosen bazat për marrëdhënie afatgjatë, stabile dypalëshe” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia