Nëse nuk përkrahet nga opozita, pushteti ka “plan B”
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka filluar debatin për nevojën e miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike, ku duhet të zgjidhet statusi i PSP-së. Deputetët kanë votuar që ky ligj të miratohet me procedurë të përshpejtuar.
Ende pa filluar si duhet procedura e sjelljes së ligjit për Prokurori Publike deputetët e opozitës ia bënë me dije opinionit se do të jetë një rrugë e gjatë. As deputetet e shumicës nuk e lehtësuan punën, vetëm 57 votuan pro, nga 97 deputetet prezent në sallë, por aq duhej që të votohet nevoja për sjelljen e ligjit me procedurë të shkurtër.
Menjëherë pas votimit, në konferencë për media, deputeti i VMRO DPMNE-së, kërkoi dorëheqjen e ministres së drejtësisë, Renata Deskoska.
“Kërkojmë nga mikja e Boki Trediçi, Renata Deskoska… Të jap dorëheqje nga arsye morale.”- tha Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.
“VMRO DPMNE të kërkojë dorëheqje nga dikush, ai është kompliment më i madh.” –shprehet Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Milloshoski pati vërejtje edhe për procedurat. Tha se ligji nuk duhej të shkon me procedurë të shkurtër dhe në Komision për çështje evropiane, por amendamente do të parashtrojnë.
“Flisnim për buxhetin e Prokurorisë… Duam të propozojmë amendament në bazë të asaj që jemi marrë vesh, që buxheti mos të jetë më i vogël se 0,4% i buxhetit shtetëror, e me kalimin e kohës ai të rritet. Duam të propozojmë amendamente me të cilët do të rritet përgjegjësia personale e prokurorëve” –deklaroi Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.
Në rast se nuk pranohen amendamentet e opozitës, ekziston mundësi reale që mos ta përkrahin ligjin, por pushteti ka “plan B”.
“Nëse nuk votohet ligji do të shkohet në variante tjera, që do të nënkuptojnë marrjen e rasteve nga prokurori tjera. Zgjedhjen e kryerësit të detyrës shef i Speciales… Kështu që ekzistojnë më shumë variante që po shqyrtohen. Mundohet që të ketë edhe ndryshime në ligjin për Këshillin e Prokurorëve i cili jep disa mundësi që të tejkalohet disa situata.” –vlerëson Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Pritet që seanca e Komisionit Evropian të mbahet javën e ardhshme, kurse për shkak të procedurës së shkurtër, koha e debatit është e kufizuar. /Furkan Saliu/