close
Sport

NISËN AKTIVITET E SPORTEVE SHKOLLORE

Gjimnaziada

Tetova organizatore e Ballkaniadës


Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën për Sport Shkollor nis projektin e ri të quajtur „Winter football joys“ në të cilin janë të kyçura 80 shkolla fillore në gjithë vendin dhe në të cilat do të përfshihen mbi 2 800 fëmijë të moshës prej 7 deri 10 vjeç. ‘Sot në Tetovë të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, Federata e sporteve shkollore, dhe përfaqësues të komunës së Tetovës. Përgjegjësi i Sektorit për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës tha se Tetova këtë vit do të jetë nikoqire e Ballkaniadës në sport.

“Në Koordinim me Lidhjen e sporteve shkollore poashtu edhe me Federatën e sporteve shkollore biseduam që të jemi nikoqir i një disipline sportive për shtetet  ballkanike. Ne si komunë e kemi shpreh gatishmërinë të jemi nikoqir i një aktiviteti të këtillë.” Ahmed Qazimi-Përfaqësues i Komunës së Tetovës.

Jozyrtarisht merret vesh se qyteti i Tetovës do të jetë nikoqire e volejbollit për vajza. Në aktivitetin e sotën që u mbajtë në sallën e  gjimnazit të Tetovës morën pjesë nxënësit e shkollave fillore Liria, “Kirili dhe Metodi”, “Mgjeni” dhe “Istikball”. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia