Një ditë pasi tha “s’e njohim Kosovën”, presidentja e Greqisë zbarkon në Beograd

Një ditë pas deklaratës së qëndrimi i Greqisë për njohjen e Kosovës s’ka ndryshuar, presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarpoulos ka zbarkuar sot në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Atë e ka pritur presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, me nderime të larta, i shoqëruar nga kreu i diplomacisë serbe, Ivica Dacic dhe ministrja për integrim, Tanja Miscevic, shkruan Kosovo Online.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vucic dhe presidentja greke do të mbajnë një takim “tete a tete” dhe më pas do të ketë edhe takim të dy delegacioneve.

Kjo vizitë e presidentes së Greqisë në Serbi vjen pak ditë pas marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje pas së cilës u tha se do të ketë lëvizje të pozicioneve të pesëshes mos-njohëse të BE-së karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share