Zyrtarët afganë kanë njoftuar se së paku një person është vrarë dhe 65 persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Kabul. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar, tha se të plagosurit, përfshirë nëntë fëmijë, janë dërguar në qëndrat spitalore.
Agjencia Reuters, raporton se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë. “Në shënjestër të sulmit ka qenë ministria e Mbrojtjes. Gjatë sulmit janë plagosur disa luftëtarë talibanë, civilë dhe punonjës qeveritarë”, thuhet në deklaratën e talibanëve. /Agjencitë/