Një tërmet 7,3 ballësh ka goditur qytetin Terante, që gjendet në juglindje të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se deri më tani nuk ka alarm se nga ky tërmet mund të shkaktohet cunami. Pas tërmetit të parë, kjo agjenci njoftoi se ka pasur një tërmet tjetër 5,8 shkallësh të Rihterit. Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti. /Agjencitë/
NJË TËRMET I FUQISHËM GODET INDONEZINË
